Një incident është regjistruar në Krastë të Krujës ku zjarrfikësit po vijojnë punën për shuarjen e vatrave të zjarrit. Një person ka shtënë dy herë me armë për të paralajmëruar zjarrfikësit që të largohen. Këta të fundit kanë njoftuar policinë dhe po vazhdojnë me përpjekjet për të izoluar 5 vatrat që ndodhen në disa pika. LEXO edhe...12 ditë pas dorëheqjes, Arben Cara thyen heshtjen me një analizë kritike për menaxhimin e zjarreve në Shqipëri: Flakët kërkojnë mendje, jo vetëm avionë në qiell Flakët po përhapen të favorizuara nga era, ndërsa në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Krujës, me mbështetje nga Kamza dhe Vora, ndërsa po ndërhyhet nga ajri me 1 helikopter. Ministria e Mbrojtjes thotë se kjo është aktualisht zona ku është përqendruar vëmendja kryesore, pasi zjarri paraqitet me intensitet dhe pranë zonave të banuara. Gjatë orëve të drekës, zjarri në zonën e Pishë Poros, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Edhe mbi Palasë, në malin e Çikës zjarri vijon në terren të thepisur dhe të paaksesueshëm. Në të dy zonat po punohet me 2 avionët “Air Tractor” për shuarjen e flakëve. Problematike situata paraqitet në Pukë, ku vijojnë të digjen sipërfaqe pyjesh, por nuk ka rrezik për banesat. Ndërkohë, situata në Gojan–Gjegjan është përmirësuar ndjeshëm, me vatrat të izoluara ose të fikura dhe nën mbikëqyrje. Në dy vatrat e Mirditës, zjarri është aktiv por me intensitet të ulët, ndërsa në Tenë situata paraqitet e stabilizuar. Njëjtë si edhe në Dajt, ku po angazhohet edhe një helikopter për fikjen e plotë të flakëve dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë po sot, është riaktivizuar zjarri në dy vatra në pyll me pisha të dendura në Bulqizë. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet e sotme janë angazhuar 213 forca, 10 mjete zjarrfikëse, një ekskavator i rëndë, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. 21 vatra zjarri janë shënuar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, ndërsa deri në orën 14:00 të kësaj të diele, 7 vatra mbeten aktive dhe 8 të tjera janë nën mbikëqyrje. Ora 15:56 Zjarri në Krastë të Krujës, një person qëllon me armë, paralajmëron zjarrfikësit Një person ende i paidentifikuar ka shtënë me armë dy herë duke paralajmëruar zjarrfikëset që të largohen nga një prej vatrave të zjarrit në Krastë të Krujës ku ata po hedhin ujë.Personi, pasi ka gjuajtur me armë, është larguar.Nga ana e zjarrfikësve është njoftuar policia për ngjarjen, ndërkohë vijojnë punën duke u përpjekur të shuajnë zjarret. Share Ora 14:16 Era favorizon flakët në Krastën e Krujës, pesë vatra zjarri nën monitorim Pesë vatra zjarri janë regjistruar njëkohësisht në disa pika në zonën e Krastës së Krujës. Flakët po përhapen të favorizuara nga era, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e tyre po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri.Sipas të dhënave paraprake, momentalisht nuk rrezikohen banesa apo biznese. Vatrat e zjarrit ndodhen pranë zonës ku edhe ditët e fundit u regjistruan zjarre, ndërsa forcat operacionale vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Share Ora 13:40 Aktivizohet vatra e zjarrit në Pishë Poro, dy avionë në operacion për shuarjen e flakëve Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pish poros, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Flakët janë përhapur në zonën e prekur, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të situatës.Në operacion janë angazhuar dy avionë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë dhe era po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka. Share SI.E./P.J/ReportTv.al zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 65.5% Keq 26.2% Nuk e di 8.2% Vota total: 461 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?
