Lajme Zone
Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen
BotëReport TV

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

Babai raportohet se i kishte thënë të “priste”, pasi djali ishte ankuar se ishte i lodhur, ndërsa ai vazhdoi ngjitjen së bashku me djalin e madh.

Një 48-vjeçar është qortuar nga policia pasi la djalin e tij në malin më të lartë të Japonisë për disa orë, vetëm me një pije freskuese dhe një ushqim të lehtë. 7-vjeçari u gjet i ulur në një stol në malin Fuji, në mjegull e shi, në një pikë që ndodhej në një lartësi prej më shumë se 2,000 metrash. LEXO edhe...Tërmet 5.9 ballë pranë Tokios, 37 të plagosur! Ambasadori shqiptar apel bashkatdhetarëve në Japoni: Tregoni kujdes, ndiqni udhëzimet e autoriteteve Babai raportohet se i kishte thënë të “priste”, pasi djali ishte ankuar se ishte i lodhur, ndërsa ai vazhdoi ngjitjen së bashku me djalin e madh. Punonjësit e një strehe në mal e gjetën fëmijën pranë stacionit të gjashtë të një rruge që ngjitej drejt majës dhe njoftuan policinë. Babai u gjet mes stacionit të shtatë dhe të tetë të rrugës, që rreth tri orë larg në këmbë. Policët e qortuan babain kur ai u kthye dhe u bashkua sërish me djalin e tij, i cili thuhet se ishte “i lodhur dhe i bezdisur” pas tetë orësh pritjeje. “Edhe nëse kjo do të thotë të heqësh dorë nga ngjitja e malit së bashku, është e papranueshme të lësh një fëmijë pas”, i tha njëri prej policëve. Babai kërkoi falje për vendimin e tij të “nxituar”. Familja raportohet se ndodhej në itinerarin Fujinomiya, i cili nis nga stacioni i pestë i malit, një pikë që mund të arrihet me transport publik. Nga aty duhen rreth pesë orë për të arritur në majë dhe tre orë të tjera për të zbritur, sipas udhërrëfyesve të ngjitjeve malore. Mali Fuji, i cili arrin një lartësi prej 3,776 metrash, është një vullkan aktiv i vendosur në jugperëndim të Tokios, u shpall pjesë e Trashëgimisë Botërore në vitin 2013. Ai është gjithashtu një nga tre “Malet e Shenjta” tradicionale të Japonisë, së bashku me malin Tate dhe malin Haku. Rreth 200 mijë njerëz ngjiten në të çdo vit, por në disa prej itinerareve ka kufizime ditore për numrin e vizitorëve, me qëllim shmangien e mbipopullimit. P.J/ReportTv.al Japoni mali fuji Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 63.8% Keq 28.5% Nuk e di 7.7% Vota total: 533 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?