Në Vilëz të Kurbinit dhe ne Krastë të Krujës, janë dy zonat ku ende vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit. Në Krastë ku është aktivizuar një helikopter për shkak të terrenit të vështirë, por fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat. Gjithashtu ka edhe forca zjarrfikëse nga toka dhe situata po përmirësohet pasi po shkohet drejt lokalizimit e izolimit të flakëve. Zjarri që përfshiu një ditë më parë një sipërfaqeje të madhe me pisha në Abaze të Krujës është kthyer në vatra të vogla. Situata paraqitet nën kontroll edhe në dy vatrat në Mallakastër që prej disa ditësh kanë qenë kërcënuese. Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë aktivizuar në operacionin në Drenie e Patos, me pompa krahu pasi terreni është i thepisur. LEXO EDHE:Zjarret në vend, Nufi falënderon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin, guximin dhe sakrificën Vatrat e mbetura po eliminohen edhe në Cikallesh të Kavajës, Dajt e Priskë. Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 08:02 Zjarri në Drenie të Patosit dhe në zonën e Mallakastrës, më shumë se 40 forca po punojnë për shuarjen e flakëve (VIDEO) Zjarrfiksësit kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për izolimin e vatrës së zjarrit në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie, bashkia Patos.Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë angazhuar për fijen e plotë dy zjarreve. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/P.J/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 krujë Durres Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 47% Jo 45.7% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 917 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
