Shtëpi duke u djegur në Himarë Shtatë banesa janë djegur plotësisht, ndërsa banorë dhe turistë janë detyruar të largohen nga zona e rrezikuar. Një vatër e fuqishme zjarri është regjistruar gjatë natës në Himarë, ku një vatër e fuqishme zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Sipas informacioneve të bëra me dije nga Prefektura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, shtatë banesa janë djegur plotësisht, ndërsa banorë dhe turistë janë detyruar të largohen nga zona e rrezikuar. Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa një helikopter po ndërhyn nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve.
Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së premtes në territorin e Bashkisë Himarë, konkretisht në lagjen nr. 1, pranë zonës së bypass-it, duke krijuar një situatë alarmante për banorët dhe bizneset që ndodhen në zonë.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat kanë avancuar drejt zonave të banuara. Situata është bërë veçanërisht problematike gjatë natës, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas të dhënave të deritanishme të bëra me dije nga Prefektura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, shtatë banesa janë djegur totalisht. Banorë dhe turistë evakuohen nga zona
Momente të vështira kanë përjetuar banorët e zonës, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve ka detyruar disa persona të largohen nga banesat e tyre.
Edhe turistë që ndodheshin në zonë janë detyruar të braktisin strukturat ku ishin akomoduar dhe të zhvendosen drejt vendeve më të sigurta.
Pavarësisht përmasave të zjarrit dhe dëmeve të shkaktuara, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.
Operatorët turistikë dhe pronarët e bizneseve në zonë tregojnë se situata i ka gjetur të papërgatitur. Sipas tyre, era e fortë ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi, duke e vështirësuar situatën dhe duke shtuar rrezikun për objektet dhe banesat përreth.
Natë e vështirë në Himarë
Situata ka vijuar të mbetet problematike deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave kanë punuar për izolimin e vatrës dhe pengimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Pas ndërhyrjes së forcave në terren, zjarri është vënë nën kontroll.
Operacioni megjithatë vijon, pasi një helikopter po punon nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve dhe eliminimin e vatrave të mbetura.
Bilanci paraprak është i rëndë sa u përket dëmeve materiale, me shtatë banesa të shkrumbuara plotësisht. Mbetet për t'u përcaktuar shkalla e plotë e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, si dhe shkaqet e rënies së tij.
zjarret apokaliptike në himarë 7 banesa të djegura Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nga “agjentura jugosllave” te sabotazhet në Patos, dokumentet sekrete të CIA-s mbi akuzat e Enver Hoxhës 5 Shtator 2026, 07:3407:34Aktualitet Zjarret në Fier, 6 fshatra nën ‘rrethimin’ e flakëve; ndërhyrje edhe nga ajri 5 Shtator 2026, 07:3207:32Aktualitet Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj 5 Shtator 2026, 07:2107:21Aktualitet Kushte atmosferike të qëndrueshme, si parashikohet moti për sot 5 Shtator 2026, 07:1707:17Aktualitet Bilanc dramatik në Himarë, digjen 6 banesa 5 Shtator 2026, 00:3600:36Aktualitet Zjarri masiv në Himarë, Koçiu dhe Lamallari thirrje për evakuim: Më e rëndësishme është jeta 5 Shtator 2026, 00:2300:23Aktualitet

