6 vatra zjarri janë aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24 orëve të fundit. Në Gojan–Gjegjan, Pukë vijon operacioni i përforcuar me 190 forca në terren dhe 1 ekskavator, 1 mjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë të FA-së si mbështetje. LEXO edhe...Mirditë/ U kap duke ndezur zjarr në fshatin Rraja e Valës, arrestohet piromani 62-vjeçar (EMRI+VIDEO) Mbetet aktive vatra e zjarrit në Tenë të Rrëshenit, por pa rrezik për banesat. Në Shtuf, Mirditë, vatra mbetet aktive dhe ndërhyrja vijon aty ku e mundëson terreni, ndërsa pjesët e thepisura vështirësojnë përdorimin e mjeteve zjarrfikëse. Në Bërshi, Klos, gjatë natës janë riaktivizuar disa vatra për shkak të erës. Në Dukat të Vlorës, zjarri është vendosur në kontroll pas dy ditëve në luftë me flakët. Për shmangien e riaktivizimit të të tij, shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren për monitorimin e zonës. Në Malin e Dajtit në Tiranë, sot vijon ndërhyrja në vatrat e mbetura me 30 efektivë të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Lajm në përditësim... Ora 11:06 Dy ditë në luftë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dukat të Vlorës dhe malin e Çikës (VIDEO) Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu zonën e Dukatit dhe malin e Çikës është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.Pavarësisht neutralizimit të flakëve, zjarrfikësit vijojnë punën në terren, në një zonë të vështirë malore, me qëllim shmangien e riaktivizimit të vatrave nga era dhe parandalimin e rindezjes së zjarrit.Zjarri, i cili prej më shumë se dy ditësh përfshiu këtë zonë, dogji një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pisha, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren vijon për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm të rindezjes. Share P.J/Xh.K/ReportTv.al puke zjarret 2026 mirdite Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6017 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
