Temperaturat e larta që kanë përfshirë ditët e fundit vendin tonë, kanë krijuar një situatë problematike të zjarreve në disa qytete. Nga të dhënat e Mbrojtjes Civile, situata më problematike paraqitet në Cikallesh të Kavajës, ku është angazhuar veç forcave zjarrfikëse, edhe avioni ‘Air Tractor’. Po ashtu edhe zjarri në Mallakastër, prej 4 ditësh vijon të mbetet një nga vatrat më problematike në vend. Në Mallakastër zjarri vijon në 3 fshatra, Riban, Ngraçan dhe Panahor. Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 25 zjarrfikës, 30 forca të Bashkisë Mallakastër dhe 4 mjete zjarrfikëse, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë edhe 2 helikopterë për të vënë nën kontroll zjarrin. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse. LEXO EDHE:Vatër zjarri në pyjet e Fushë-Arrëzit, flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç duke rrezikuar edhe banesat! (VIDEO) Ndërkohë Mbrojtja Civile njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, por vetëm 8 prej tyre janë aktive. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:46 Vatër zjarri në pyjet e Fushë-Arrëzit, flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç duke rrezikuar edhe banesat! (VIDEO) Një tjetër vatër zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të premteje në pyjet e Fushë-Arrëzit.Flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç, duke rrezikuar të përhapeshin drejt zonave të banuara.Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit Zjarrfikës të Fushë-Arrëzit, zjarri u vu nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor vijuan punën deri në shuarjen e plotë të vatrës.Kjo është vatra e tretë e zjarrit e regjistruar këtë sezon në pyjet e Fushë-Arrëzit dhe dyshohet se edhe kjo është e qëllimshme.E njohur si kryeqendra e pyjeve në vend për shkak të sipërfaqes së madhe pyjore, Fushë-Arrëzi ka pësuar dëme të konsiderueshme nga zjarret ndër vite, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar u dogjën mbi 100 hektarë pyje. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 13:25 Mbrojtja Civile bën bilancin e zjarreve: Në Cikallesh të Kavajës rrezikohen banesat, po ndërhyn edhe avioni ‘Air Tractor’ Mbrojtja Civile ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend, ku ka treguar vatrat më problematike në vend.Nga të dhënat e Mbrojtjes Civile, situata më problematike paraqitet në Cikallesh të Kavajës, ku është angazhuar veç forcave zjarrfikëse, edhe avioni ‘Air Tractor’.Ndërkohë problematike situata paraqitet edhe në vatrat e zjarrit në Dajt të Tiranës, Mallakastër dhe Kostren 2 të Beratit.Nga ana tjetër, në Elbasan, në fshatrat Shqiponjë, mali i Dardhës dhe Mjekës, vatrat janë nën kontroll ose të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.Njoftimi i Mbrojtjes Civile:Informacion në lidhje me situatën e zjarreve në vend.Dajt – Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 30 efektivë të MZSH-së, 10 punonjës të ADZM-së dhe 1 helikopter të Forcës Ajrore.Çakallesh/Cikallesh (Kavajë) – Zjarri mbetet aktiv në terren të vështirë. Në operacion janë angazhuar forca të MZSH-së nga Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, si dhe avioni “Air Tractor” për shkak të rrezikut për banesat.Mallakastër (Riban–Ngraçan–Panahor) – Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri me forca të shumta të MZSH-së, Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë. Sipërfaqja e djegur vlerësohet rreth 180 hektarë pyll pishe.Kostren 2 (Berat) – Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 3 automjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë të MZSH-së.Në Elbasan (Shqiponjë, mali i Dardhës dhe Mjekës) vatrat janë nën kontroll ose të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 09:26 Zjarret/ Mbrojtja bën bilancin: 30 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm 8 prej tyre aktive Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin.Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse. SI.E./Shqiptarja.com Share R.Xh/Shqiptarja.com TAG: mallakaster zjarret 2026 Fier Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35% Jo 60% Nuk e di 5% Vota total: 2485 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
