Situata e zjarreve vijon të jetë problematike në disa zona të vendit, ndërsa Vranishti i Vlorës mbetet një nga vatrat më të rënduara. Zjarri, i cili ka nisur rreth orës 12:00, po përhapet me shpejtësi i favorizuar nga era, ndërsa për shuarjen e flakëve po ndërhyhet edhe nga ajri me dy helikopterë dhe një avion tip Air Tractor,. Në terren janë forcat zjarrfikëse që po punojnë për izolimin e flakëve të cilat rrezikojnë disa banesa. Për situatën në Vranisht, policia ka shoqëruar një person të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. LEXO edhe...Zjarri në fshatin Vajkal të Bulqizës, identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies! Nisin hetimet në gjendje të lirë për 49-vjeçarin Ndërkohë në të gjithë vendin janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata paraqitet problematike në fshatrat Bylysh dhe Çërrilë të Memaliajt por nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja në tre vatra të riaktivizuara, ku janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse. Në qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal po operojnë 53 forca, mes tyre 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter i FA-së. Në Sllatinë janë angazhuar mbi 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Për zjarrin në Vajkal, po hetohet në gjendje të lirë për zjarrvënie një 49-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në Tërbaç të Himarës po ndërhyhet me dy automjete zjarrfikëse, ndërsa në Tërbuq të Gjirokastrës janë angazhuar tre efektivë me një automjet zjarrfikës. Një tjetër vatër aktive raportohet në Plovisht të Maliqit, ku po punojnë tre efektivë me një automjet zjarrfikës. Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Lajm në përditësim… Ora 18:04 Zjarri në fshatin Vajkal të Bulqizës, identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies! Nisin hetimet në gjendje të lirë për 49-vjeçarin Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të zjarrvënies në malin e fshatit Vajkal të Bulqizës.Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se autori i dyshuar i zjarrvënies është një 49-vjeçar, ndaj të cilit nisën hetimet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.Njoftimi i Policisë:Bulqizë/Identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies në malin e fshatit Vajkal, nis procedimi penal ndaj tij.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas njoftimit se në malin e fshatit Vajkal, Njësia Administrative Fushë-Bulqizë, kishte rënë zjarr, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për kryerjen e veprimeve hetimore për përcaktimin e rrethanave dhe zbardhjen e autorësisë së zjarrvënies.Nga veprimet hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Vajkal, ndaj të cilit u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. 49-vjeçari, u dërgua në Spitalin Psikiatrik Shkodër për trajtim të specializuar.Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve, barishteve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm. Share Ora 17:25 Zjarri i fuqishëm në Vranisht të Vlorës, momenti kur helikopteri furnizohet me ujë për shuarjen e flakëve Një helikopter po mbështet nga ajri operacionin për shuarjen e flakëve në fshatin Vranisht të Vlorës.Report Tv ka siguruar pamjet kur helikopteri furnizohet me ujë, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në këtë zonë, të cilat kanë marrë përmasa kritike, të favorizuara edhe nga era e fortë.Ndërkohë në terren pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë si dhe një avion tip Air Tractor, për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Share Ora 16:55 Gjirokastër/ Zjarr në ullishtet dhe drurët frutorë në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Memaliajt, forcat zjarrfikëse vështirësi për shuarjen e flakëve Një zjarr i madh në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Bashkisë Memaliaj po shkrumbon ullishtet dhe drurët frutorë të zonës.Përhapja e shpejtë e flakëve po e bën të vështirë punën e forcave zjarrfikëse për shuarjen e tyre. Share Ora 16:22 Zjarri i fuqishëm në Vranisht të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi, 1 i ndaluar për zjarrvënie të qëllimshme Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, që prej orës 12:00 të mesditës së sotme. Flakët janë përhapur me shpejtësi në terren, të favorizuara nga era, duke marrë drejtim në zona të tjera dhe duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Për situatën, autoritetet kanë ndaluar një një person për zjarrvënie të qëllimshme. Forcat zjarrfikëse të Himarës kanë nisur menjëherë punën për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit, në operacion është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri e një helikopteri të Forcave të Armatosura, i cili ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë si dhe një avion tip Air Tractor për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.Situata vijon të monitorohet nga strukturat në terren, ndërsa përpjekjet janë përqendruar në izolimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Era e fortë mbetet një prej faktorëve që favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave vijojnë punën në terren, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të ndihmojë në vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës. Share Ora 16:03 Zjarr në Odrie të Gjirokastrës, shkak djegia e një automjeti! Flakët u përhapën drejt shkurreve të thata, forcat zjarrfikëse në terren Zjarr në zonën e Odries në Bashkinë Gjirokastër. Shkak i zjarrit është bërë djegia e një automjeti në rrugën e fshatit Tërbuq.Për shkak të pranisë së barit dhe shkurreve të thata, si dhe i favorizuar nga era e fortë, zjarri ishte përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël.Forcat zjarrfikëse shkuan drejt vendngjarjes, ku për shkak të përhapjes së madhe të flakëve, është angazhuar i gjithë ekipi i Drejtorisë së Zjarrfikëses Gjirokastër për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.Forcat Zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara. Share Ora 14:39 Zjarr në Vranisht të Himarës, forcat zjarrfikëse në terren (VIDEO) Një zjarr ka rënë rreth orës 12:00 në fshatin Vranisht, në Bashkinë Himarë.Flakët janë përhapur në zonë, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit. Share Ora 14:10 Zjarr në Maliq, flakët përfshijnë pyje dhe kullota në fshatin Plovisht (VIDEO) Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pyje dhe kullota në fshatin Plovisht, në Maliq. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe forcat e sektorit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen. Aktualisht, situata është vënë nën kontroll dhe puna vijon për fikjen e plotë të zjarrit. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.8% Keq 35.4% Nuk e di 12.9% Vota total: 4640 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
