Lajme Zone
Frikë nga protesta, Rama ndryshon dy herë vendin e takimit me socialistët; 'blindon' rrugën deri te Vila e Kuqe!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Frikë nga protesta, Rama ndryshon dy herë vendin e takimit me socialistët; 'blindon' rrugën deri te Vila e Kuqe!

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Vilën Qeveritare në Sauk, ku ka thirrur ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

I tmerruar nga protestuesit që kishin paralajmëruar se do ta prisnin me vezë para selisë së Partisë Socialiste, Edi Rama ka ndryshuar dy herë vendin e takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë. Fillimisht mbledhja u largua nga selia rozë dhe u përfol Pallati i Brigadave, ndërsa përfundimisht socialistët u zhvendosën në Vilën e Kuqe në Sauk. Paralelisht, policia vendosi forca përgjatë Rrugës së Elbasanit deri te vila ku Rama mblodhi drejtuesit e PS-së. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Vilën Qeveritare në Sauk, ku ka thirrur ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

Takimi ishte parashikuar fillimisht të zhvillohej në orën 17:30 në selinë e PS-së, por vendi dhe orari ndryshuan. Mbledhja u zhvendos në Sauk për në orën 18:00.

Ndryshimi erdhi pasi protestuesit kishin paralajmëruar një ditë më parë se do të mblidheshin para selisë së PS-së pikërisht në orën 17:30 dhe do e prisnin me vezë kreun e qeverisë. Gjatë protestës së djeshme, një aktiviste u bëri thirrje pjesëmarrësve të shkonin te selia socialiste edhe me vezë.

“Nesër në orën 17:30 PS mblidhet te selia për mbledhje. Të shkojmë atje me vezë dhe të protestojmë e t’u tregojmë se nuk na përfaqësojnë”, deklaroi ajo.

Gjatë ditës qarkulloi fillimisht varianti se takimi mund të zhvillohej në Pallatin e Brigadave. Përfundimisht, Rama i mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën Qeveritare në Sauk.

Policia mori masa të shtuara sigurie. Efektivët u vendosën përgjatë Rrugës së Elbasanit deri në zonën e vilës, ndërsa në hyrje u ngrit një perimetër ku nuk lejoheshin personat pa autorizim.

Rama mbërriti rreth orës 17:00. Pas tij në vilë hynë edhe drejtuesi i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Takimi vjen pas dy ditëve të mbledhjeve të socialistëve në Pogradec dhe mbledhjes së qeverisë të zhvilluar. Rama pritet t'u japë drejtuesve politikë detyrat për punën në qarqe. Strukturat socialiste do të nisin organizimin në territor në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Pjesë e kësaj faze do të jetë prezantimi në strukturat lokale i dokumenteve “Besa” dhe “Prania Besnike”. Në Pogradec u prezantua gjithashtu platforma “Pasqyrë Albania”, e cila parashikon regjistrimin dhe ndjekjen e ankesave të qytetarëve, me një afat dyjavor për përgjigjen e institucioneve.

Në takim pritet të diskutohet edhe data e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku mund të formalizohen vendimet për fazën e ardhshme të organizimit politik.

Një tjetër çështje është reforma territoriale. Në diskutim është një variant që parashikon reduktimin e numrit aktual të bashkive me 15 njësi, por deri tani nuk ka një vendim përfundimtar për hartën e re. edi rama takimi protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Mali i Zi vijon provokimet, edhe Presidenti hedh akuza për sulme hibride; distancohet Tirana Zyrtare! 28 Gusht 2026, 15:4015:40Politike “Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Dashamir Shehi: Nuk do sjellë asgjë 28 Gusht 2026, 14:3814:38Politike Nisma e qeverisë për transparencën e çmimeve, Tabaku: Ulni taksat, luftoni monopolet dhe mbështesni bujqësinë 28 Gusht 2026, 14:2214:22Politike Rama ‘tmerrohet’ nga vezët e protestuesve, ndryshon vendtakimin me drejtuesit politikë dhe ministrat 28 Gusht 2026, 13:1013:10Politike “Më pak mbrojtje, më shumë tarifa”, Zhupa akuza qeverisë: Betonizon zonat e mbrojtura dhe 5-fishon faturën për qytetarët 28 Gusht 2026, 11:1311:13Politike Braçe i kërkon qeverisë të heqë taksën e qarkullimit: Tani është koha, do të ulet çmimi i karburanteve 27 Gusht 2026, 21:2321:23Politike