Lajme Zone
Zjarret, 5 vatra aktive/ Më problematike situata në Dibër dhe Dajt
KulturëABC News Albania

Zjarret, 5 vatra aktive/ Më problematike situata në Dibër dhe Dajt

Temperaturat e larta mbi normalen për këtë periudhë  të fund gushtit vijojnë të  shkaktojnë zjarre në Shqipëri.

Temperaturat e larta mbi normalen për këtë periudhë të fund gushtit vijojnë të shkaktojnë zjarre në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit rezulton se 5 vatra mbeten aktive pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka dhe 4 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Situata paraqitet më e problematike në qarkun Dibër, ku aktive mbeten vatrat në Vajkal, Lundre, Ballenjë dhe në brezin Bershi–Kurdari–Patinë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në Lundre, për shkak të erës dhe sipërfaqes së konsiderueshme pyjore, janë angazhuar edhe 20 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore; aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Po ashtu edhe në zonën e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës zjarri vijon të jetë aktiv, por autoritetet thonë se nuk ka rrezik për banesat ndërsa vijon ndërhyrja me rreth 50 forca nga terreni.

Më e qetë paraqitet situata e zjarreve në Vithkuq të Korçës. Ndërsa janë shuar plotësisht zjarret në malin e Dardhës dhe Qukësit si dhe në fshatin Zallë të Fushë-Krujës.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar në total edhe 70 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Situata vijon të monitorohet, ndërsa sipas raportimit nuk evidentohen zona të banuara në rrezik. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet