Një 39-vjeçar është plagosur me mjet prerës pasditen e sotme në zonën e pedonales, në hyrje të Kalasë së Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, teksa dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar shtetasi me inicialet B. D., rreth 39 vjeç.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Grupet hetimore vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin ligjor të rastit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet sherrTiranë

