Lajme Zone
Zjarret, 4 vatra ende aktive! Problematikë mbeten flakët në qarkun e Dibrës, një helikopter pjesë e operacionit në Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin
PolitikëReport TV

Zjarret, 4 vatra ende aktive! Problematikë mbeten flakët në qarkun e Dibrës, një helikopter pjesë e operacionit në Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin

Situata e zjarreve në Qarkun e Dibrës vijon të jetë problematike, ku aktualisht raportohen të jenë aktive dy vatra. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është riaktivizuar zjarri mbi fshatin Vajkal të Bulqizës, ku po punojnë 30 forca për shuarjen e flakëve dhe 1 helikopter. Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke nxitur dyshimet se zjarri mund të jetë i

Situata e zjarreve në Qarkun e Dibrës vijon të jetë problematike, ku aktualisht raportohen të jenë aktive dy vatra. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është riaktivizuar zjarri mbi fshatin Vajkal të Bulqizës, ku po punojnë 30 forca për shuarjen e flakëve dhe 1 helikopter. Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke nxitur dyshimet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. LEXO edhe...Helikopteri i Forcës Ajrore në aksion për shuarjen e zjarrit në Vajkal, vijon operacioni nga ajri Ndërkohë, në Qafën e Helmës, po në Bulqizë, vijon puna për shuarjen e një tjetër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në të dyja zonat janë angazhuar 55 forca, ndërsa aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Edhe në Qarkun e Elbasanit vijojnë të jenë aktive dy vatra. Në Malin e Qukësit, në Prrenjas, vijon puna për shuarjen e trungjeve dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit të vatrës, pa rrezik për zonat e banuara. Në Malin e Dardhës, Librazhd, zjarri është izoluar dhe mbahet nën kontroll nga forcat në terren, pa rrezik për banesat. Situata në Malin e Dajtit paraqitet e përmirësuar. Reshjet e shiut të një dite më parë izoluan vatrat, pas angazhimit të 38 forcave operacionale vendore dhe 50 efektivëve të FA-së. Në Vajkal, Bulqizë, në mbështetje ndaj 30 forcave operacionale bashkiake është edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore për shuarjen e zjarrit, ku fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Në total gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën monitorim. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar në total 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe 1 helikopter. Lajm në përditësim… Ora 16:12 Helikopteri i Forcës Ajrore në aksion për shuarjen e zjarrit në Vajkal, vijon operacioni nga ajri Një helikopter i Forcës Ajrore është angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në Vajkal të Bulqizës, duke ndërhyrë nga ajri në mbështetje të 30 forcave operacionale që ndodhen në terren. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacioni vijon. Share Ora 09:22 Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO) Një vatër zjarri është ka rënë në orët e para të mëngjesit mbi fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë.Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke ngritur dyshimet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëse, ndërsa forcat në terren po përballen me vështirësi në izolimin dhe shuarjen e flakëve.Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një helikopter, i cili po punon nga ajri për shuarjen e zjarrit. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al mali i dajtit zjarret 2026 Diber Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 3536 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?