Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)


Situata më e vështirë me zjarret në Mallakastër mbetet në dy vatra: Drenije - Lofkend dhe Panahor - Ngraçan, .Zjarrfikësit dhe 2 helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve që janë favorizuar nga era e fortë. 130 forca zjarrfikëse janë në terren dhe 2 helikopterë po ndërhyjnë nga ajri

Prej 3 ditësh, Mallakastra vijon të mbetet vatra më problematike e zjarreve në vend. Beteja më e fundit me flakët u zhvillua këtë të enjte në dy vatra: Drenie - Lofkend dhe Panahor - Ngraçan, ku zjarri, i favorizuar nga era e fortë, u përhap me shpejtësi . Sipas informacioneve që korrespondentët e Report TV sjellin nga terreni vatra avancoi gjatë ditës edhe në drejtim të Vloshit, duke rritur rrezikun për sipërfaqe të tjera me bimësi dhe pyje. Prej mëngjesit dy helikopterë kanë mbështetur operacionin nga ajri, duke punuar krahas të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës të cilët arritën të neutralizonin një vatër zjarri në Panahor dhe të ndihmonin 4 familje të evakuuara të ktheheshin sërish në banesat e tyre. Për shkak të errësirës, operacioni është ndalur dhe do të vijojë të premten në mëngjes. LEXO EDHE:Era favorizon flakët në Mallakastër, zjarri avancon drejt Vloshit, helikopterët zjarrfikës sërish në ajër (VIDEO) Në terren ndërkohë janë rreth 130 efektivë të Forcave të Armatosura, shërbimit zjarrfikës dhe bashkisë, të mbështetur nga 2 helikopterë të Forcave të Armatosura. Gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë territorin, ndërsa vetëm 10 prej tyre mbeten ende aktive. Ndërkohë është riaktivizuar vatra e Kostren 2 në Berat, kurse të tjerat janë drejt shuarjes. Puna vijon edhe në zonën e Dajtit dhe në qarkun e Elbasanit, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit. Nga zjarret janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve janë angazhuar 631 forca operacionale, 64 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria ka lidhur kontratë për blerjen e tre avionëve të këtij tipi, të cilët do të vijnë në fund të vitit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 20:41 10 vatra ende aktive, riaktivizohet zjarri në Kostren 2! Drejt shuarjes edhe flakët në Riban e Ngraçan 25 vatra zjarri janë raportuar në 12 orë, nga të cilat 10 janë ende aktive. Konkretisht vijojnë zjarret në Dajt, Priskë, Riban e Ngraçan (Mallakastër), Shqiponjë, malin e Dardhës, Mjekës dhe malin e Valamarës (Elbasan), ndërsa është riaktivizuar vatra në Kostren 2 të Beratit.Njoftimi i plotë:Gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive.Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura - në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 454 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë, avioni “Air Tractor” dhe 3 automjete zjarrfikëse të FA-së me personelin përkatës.Në zonën e Dajtit vijon operacioni nga toka dhe ajri. Nuk ka rrezik për zonat e banuaraNë fshatin Priskë, bashkia Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.Në fshatrat Riban dhe Ngraçan, bashkia Mallakastër, zjarri po shkon drejt izolimit falë ndërhyrjes së forcave nga toka dhe ajri.Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës, Mjekësit dhe zonës së mbrojtur në malin e Valamarës. Vatrat në Shqiponjë dhe Mjekës janë nën kontroll, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.Në Kostren 2, bashkia Berat, është riaktivizuar vatra e zjarrit dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e saj. Ndërkohë, zjarret në Floq, bashkia Korçë, dhe në Shpërdhet–Drojë, bashkia Kurbin, janë shuar.AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 20:21 Vatra e Drenies ende aktive, errësira ndal betejën me flakët, operacioni rinis nesër (VIDEO) Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm shërbimet zjarrfikëse të Patosit janë në betejë me flakët në masivin pyjor të Drenies.Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të Patosit Alket Halimi, efektivët po fillojnë tërheqjen për shkak të errësirës, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve do të rifillojë në të njëjtën orë të ditës së nesërme. Vatra e Drenies, e cila është më problematikja, vijon të mbetet aktive duke djegur masivin pyjor. Gjithashtu nuk kanë reshtur as flakët në Ngraçan-Panahor. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 17:10 Era favorizon flakët në Mallakastër, zjarri avancon drejt Vloshit, helikopterët zjarrfikës sërish në ajër (VIDEO) Beteja me flakët vijon në kufirin mes fshatrave Lofkënd dhe Drenije, ku zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë.Sipas informacioneve nga terreni, vatra e zjarrit po avancon në drejtim të Vloshit, duke rritur rrezikun për sipërfaqe të tjera me bimësi dhe pyje.Pas një ndërprerjeje të përkohshme, helikopterët kanë rifilluar sërish operacionin nga ajri, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës që vijojnë punën për izolimin e flakëve.Operacioni mbetet në zhvillim, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 14:21 Report TV sjell pamje nga Mallakastra, masivi pyjor në Drenije në rrezik nga flakët, zjarrfikësit përballë terrenit të vështirë (VIDEO) Masivi pyjor në fshatin Drenije të Mallakastrës është mbuluar nga tymi ndërkohë që flakët vazhdojnë të përpijnë bimësinë e paprekur të zonës. Siç shihet edhe nga pamjet terreni është shumë i pjerrët dhe i vështirë çka e bën ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse të vështirë dhe ndërhyrjen nga ajri më të domosdoshme se kurrë. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:37 Situata me zjarret në Mallakastër mbetet problematike, neutralizohet një vatër në Panahor por flakët përhapen drejt Ngraçanit! (VIDEO) Situata e zjarreve në Mallakastër mbetet problematike, megjithëse është arritur të vihet nën kontroll një nga vatrat më të rrezikshme.Vatra e zjarrit në Panahor, në kufi me fshatin Cfir, është neutralizuar, por flakët vijojnë të përhapen në drejtim të Ngraçanit, duke mbajtur në gatishmëri forcat e emergjencës.Dy helikopterë vazhdojnë operacionin nga ajri, duke hedhur ujë mbi zonat më problematike për të frenuar avancimin e flakëve.Ndërkohë, zjarri ka dalë jashtë kontrollit në masivin pyjor të Drenijes ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe sipërfaqet e tjera të prekura. Era e fortë raportohet se po përhap flakët ndërkohë që pritet edhe ndërhyrja nga ajri. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 09:44 Mbrojtja Civile bën bilancin: 5 vatra zjarri aktive në vend, në Mallakastër janë evakuuar 4 familje Mbrojtja Civile bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Sipas Mbrojtjes Civile, puna vijon në zonën e Dajtit, në Mallakastër dhe në qarkun Elbasan, ku situata paraqitet nën kontroll ose drejt izolimit. Ndërkohë në Mallakastër, raportohet se janë evakuar përkohësisht katër familje për arsye sigurie.Ndërkohë, vatrat në Kostren (Berat), Pocest (Dibër) dhe në zonën Stegopull–Selckë e Levenishtë (Gjirokastër) janë shuar dhe mbahen në monitorim. Nga zjarret raportohet se janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier.Njoftimi i Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile:Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura - në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e forcave të MZSH-së dhe ADZM-së si dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Në mbështetje të operacionit po vepron avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në fshatrat Riban dhe Ngraçan, bashkia Mallakastër, situata po shkon drejt izolimit falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave operacionale nga toka dhe ajri. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, strukturat policore dhe vendore, vullnetarë, efektivë të Forcave të Armatosura, helikopterë dhe avioni “Air Tractor”. Katër familje janë evakuuar përkohësisht për arsye sigurie. Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, vatra në malin e Dardhës është izoluar, ndërsa në Mjekës vijon puna për shuarjen përfundimtare. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Kostren, bashkia Berat, po kryhet krehja dhe monitorimi i zonës. Në Pocest, bashkia Dibër, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së forcave operacionale, ndërsa vatrat në zonën Stegopull–Selckë dhe në Levenishtë, qarku Gjirokastër, janë shuar dhe po mbahen në monitorim. Si pasojë e zjarreve janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier, ndërsa sipërfaqja e prekur nga vatrat aktive mbetet në vlerësim.AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/P.J/Shqiptarja.com TAG: Fier zjarret 2026 mallakaster Komente Komento Fieraku: 06/08/2026 07:46 Te kthehen mallakastriotet nga Fieri e te vene ta fikin zjarrin Përgjigju Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.4% Jo 59.3% Nuk e di 5.3% Vota total: 1798 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?