Lajme Zone
Zjarr te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët iu afrohen banesave
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët iu afrohen banesave

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët.

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët.

Sipas një mesazhi të mbërritur në redaksi, flakët kanë qenë aktive prej më shumë se një ore, ndërsa pushuesit shprehen të shqetësuar për përhapjen e tyre. Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar avancimin e zjarrit, i cili në disa momente i është afruar zonës së banuar, duke krijuar rrezik për banesat pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Ndërkohë, qytetarët kërkojnë reagim të shpejtë nga strukturat përgjegjëse, duke shprehur shqetësimin për situatën në një zonë të frekuentuar nga pushuesit gjatë sezonit veror.