Lajme Zone
Zjarr pranë shkollës në Durrës, digjen kazanët e plehrave dhe 3 automjete
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr pranë shkollës në Durrës, digjen kazanët e plehrave dhe 3 automjete

Një zjarr ka përfshirë orët e para të mëngjesit zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës, ku janë djegur disa kazanë mbeturinash dhe tre automjete të parkuara aty pranë.

Një zjarr ka përfshirë orët e para të mëngjesit zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës, ku janë djegur disa kazanë mbeturinash dhe tre automjete të parkuara aty pranë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht te kazanët e plehrave dhe më pas janë përhapur te mjetet e parkuara. Njëri prej automjeteve ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke neutralizuar zjarrin. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb