Lajme Zone
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat, zjarrfikësit në terren për monitorimin e situatës
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat, zjarrfikësit në terren për monitorimin e situatës

Pasditen e kësaj të hëne, një zjarr përfshiu një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës.

Pasditen e kësaj të hëne, një zjarr përfshiu një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës. I favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, zjarri u përhap me shpejtësi, duke iu afruar banesave dhe duke krijuar rrezik për përfshirjen e tyre nga flakët.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat ndërhynë për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave pranë. Falë ndërhyrjes së tyre, u bë e mundur frenimi i përhapjes së flakëve drejt zonës së banuar.

Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit vijon, ndërsa zjarrfikësit mbeten në terren për të monitoruar situatën dhe për të eliminuar çdo rrezik të ri. Top Channel