Lajme Zone
Zjarr në Vranisht të Himarës, ndalohet një person si i dyshuar për zjarrvënie
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në Vranisht të Himarës, ndalohet një person si i dyshuar për zjarrvënie

Një person është ndaluar nga policia si i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë.

Një person është ndaluar nga policia si i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë.

Sipas burimeve nga policia, personi është shoqëruar dhe ndaluar pas dyshimeve se mund të jetë autori i zjarrvënies. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë, situata në terren vijon të jetë nën monitorim. Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa terreni i vështirë ka bërë të nevojshme ndërhyrjen edhe nga ajri. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në ndihmë të operacionit kanë mbërritur dy helikopterë dhe një avion, të cilët po ndërhyjnë në zonat ku mjetet dhe ekipet tokësore e kanë të vështirë të afrohen.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për vënien e zjarrit nën kontroll, ndërsa pritet të ketë të dhëna të reja në lidhje me personin e ndaluar dhe përgjegjësinë e tij të mundshme për zjarrvënien. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet