Lajme Zone
Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë në unazën jugore të Elbasanit. Sipas raportimeve, flakët ishin pranë banesave dhe një biznesi, duke shkaktuar kështu alarm te banorët e zonës.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve dhe ndalimin e përhapjes së tyre më tej.

Raportohet po ashtu se gjatë punës për shuarjen e zjarrit janë dëgjuar shpërthime të ngjashme me fishekë. Ndërkohë bëhet me dije se autoritetet kanë nisur punën për të zbuluar shkakun e nisjes së flakëve. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.