Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në Shushicë të Vlorës, flakët iu afruan edhe banesave, por nuk ka rrezik! Digjen dhjetëra rrënjë ulliri (VIDEO)


Vlorë - Një zjarr i përmasave të mëdha ra sot rreth orës 04:30 në një hapësirë toke mes dy fshatrave, Bunavi dhe Grabian. Flakët, për shkak të erës së forte u përhapën me shpejtësi, kryesisht në drejtim të fshatit Grabian, ndërsa rrezikuan edhe tre banesa të banuara në këtë fshat. LEXO edhe...Zjarri në fshatrat Bunavi dhe Grabian, banori: Është i qëllimshëm Disa prej banorëve të zonës shprehen të

Vlorë - Një zjarr i përmasave të mëdha ra sot rreth orës 04:30 në një hapësirë toke mes dy fshatrave, Bunavi dhe Grabian. Flakët, për shkak të erës së forte u përhapën me shpejtësi, kryesisht në drejtim të fshatit Grabian, ndërsa rrezikuan edhe tre banesa të banuara në këtë fshat. LEXO edhe...Zjarri në fshatrat Bunavi dhe Grabian, banori: Është i qëllimshëm Disa prej banorëve të zonës shprehen të frikësuar nga situata e krijuar. Ata shprehen se deri më tani janë djegur me dhjetëra rrënjë ulliri shekullor, por edhe pemtari në zonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. "Jemi trembur nuk kemi ç’të bëjmë. Aty ka edhe shtëpi, atje janë edhe nja dy banesa. Ka edhe stane”, tha një banor. “Kam ullinj aty, kam 250 rrënjë”, tha një tjetër. Shefi i repartit të shërbimit zjarrfikës, Luan Kapaj, shprehet se rreziku për banesat ka përfunduar, por zjarri vijon të jetë aktiv dhe vatra ka ende mundësi për t’u përhapur. Sipas Kapajt, deri më tani janë djegur me dhjetëra rrënjë ulliri në zonën e fshatit Grabian. "Bimësia e dendur dhe era e fortë bëri flakët t'u afrohen banesave, por nuk ka rrezik", tha ai. Përveç banesave, rrënjëve të ullirit, pemëve frutore dhe bimësisë së zonës, si pasojë e flakëve janë raportuar edhe shpërthime të municioneve luftarake. Bëhet fjalë për municione që kanë mbetur në zonë nga periudha e Luftës së vitit 1997. Ora 15:52 Zjarri në fshatrat Bunavi dhe Grabian, banori: Është i qëllimshëm Pas zjarrit të rënë në Bunavi dhe Grabian, një banor i zonës pretendon se zjarri është i qëllimshëm. Ai thotë se flakët në fshat u përhapën si pasojë e erës.“Janë djegur ullinjtë, pemëtari, të gjitha. Është zjarr i qëllimshëm, nuk ndizet zjarri pa vënë dorë njeriu. Flakët këtu i solli era”, thotë Xhevahir Malollari. Share P.J/Xh.K/ReportTv.al zjarret 2026 Vlore shushice Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.7% Të gabuar 88.3% Nuk e di 5% Vota total: 6258 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?