Situata e zjarreve është përkeqësuar në zonën e Shkopetit, pasi flakët që kanë përfshirë fshatrat Trodhen, Lundren e Madhesh në Mat janë përhapur me shpejtësi dhe kanë kaluar në drejtim të territorit të Kurbinit. Zjarri po avancon drejt vargmalit të Skënderbeut, duke rritur rrezikun për banesat, tokat bujqësore dhe aktivitetet në këtë zonë. Alarmi më i madh është ngritur për një fermë blegtorale me rreth 250 krerë lope, e cila raportohet se është rrethuar nga flakët. Sipas burimeve në terren, situata është rënduar ndjeshëm dhe nxjerrja e kafshëve nga ferma është bërë e pamundur. Dyshohet se një pjesë e tyre mund të jenë djegur. LEXO EDHE:Rëndohet situata në Lundre të Matit, era dhe thatësira favorizojnë përhapjen e zjarrit (VIDEO) Forcat zjarrfikëse si dhe një helikopter vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa situata mbetet dinamike dhe rreziku për përhapjen e zjarrit në territorin e Kurbinit vijon të jetë i lartë. Ndërkohë vatra e zjarrit në Vajkal në Bulqizë është ende aktive dhe tashmë është shpërndarë në Fushë Hutër. Pavarësisht angazhimit të një helikopteri prej tri ditëve si dhe ndihmës nga forcat në terren, flakët nuk janë izoluar. Lajm në përditësim... P.J/Shqiptarja.com TAG: Diber bulqizë zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.1% Drejtësia 66.3% Nuk e di 3.6% Vota total: 1389 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
