Lajme Zone
Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë (VIDEO)

Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, ndërsa era e fortë dhe bimësia e dendur po favorizojnë përhapjen e flakëve.

Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, ndërsa era e fortë dhe bimësia e dendur po favorizojnë përhapjen e flakëve. Për përballimin e situatës është aktivizuar ndërhyrja nga ajri, me dy helikopterë që po hedhin ujë mbi zonat e përfshira nga zjarri, në përpjekje për të frenuar avancimin e flakëve. Në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës nga zjarrfikësit, punonjës të Bashkisë Dibër, strukturat e zonave të mbrojtura dhe vullnetarë. Terreni i vështirë malor po e bën ndërhyrjen nga toka veçanërisht të komplikuar. Zjarri po prek një masiv me pisha të zeza, duke rritur shqetësimin për dëmtimin e pyjeve të vjetra të Lurës. Operacioni nga toka dhe ajri vijon me synim vendosjen sa më shpejt të situatës nën kontroll.