Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët. Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e parë të godinës, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin. Në banesën ku ra zjarri ndodheshin kryefamiljari dhe vajza e tij e mitur. LEXO edhe...Zjarri në pallatin në Lezhë, administratori: Po zbrisja shkallët kur pashë flakët në kat të parë, pati shumë mjegull e tym Ndërhyrja e një banori tjetër, i cili ka njoftuar në kohë shërbimet e emergjencës, ka ndihmuar në reagimin e shpejtë ndaj situatës. Administratori i pallatit, Man Sinani, tregon rrethanat e ngjarjes dhe momentet e panikut që përjetuan banorët, teksa tymi pushtoi ambientet e përbashkëta dhe apartamentet. Forcat zjarrfikëse mbërritën brenda pak minutash dhe arritën të shuajnë flakët. Në bashkëpunim me policinë, ato bënë evakuimin e banorëve, duke kontrolluar apartamentet një nga një për t'u siguruar që askush të mos kishte mbetur brenda. “Ishte ora 16:00, isha duke zbritur shkallët kur shoh flakë te kati i parë këtu se jam edhe administratori i pallatit, thashë çka ndodhur. Shkoj gjej një person aty, i shkreti, lajmëruam policinë dhe erdhëm. Nxorrëm edhe njerëzit, falënderoj zjarrfikësen që i nxori të gjithë nga kati i parë në të fundit. U bë mjegull e tym”, tregon administratori. Si pasojë e tymit të dendur, 8 persona pësuan probleme me frymëmarrjen dhe lëndime, duke u transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dëmet materiale në apartamentin ku ra zjarri janë të konsiderueshme, pasi dhoma e gjumit është shkatërruar plotësisht. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. Kjo ngjarje vjen pas shpërthimit që ndodhi në pallatin në Elbasan, pak ditë më parë. Lajm në përditësim... Ora 17:50 Zjarri në pallatin në Lezhë, administratori: Po zbrisja shkallët kur pashë flakët në kat të parë, pati shumë mjegull e tym Man Sinani, administratori i pallatit ku ra zjarri në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, tregon se ishte ai që vuri re flakët në katin e parë ndërsa zbriste shkallët. Ky moment ndodhi rreth orës 16:00 të kësaj pasditeje të shtune, fill pas të cilit njoftoi menjëherë policinë e zjarrfikësen.“Ishte ora 16:00, isha duke zbritur shkallët kur shoh flakë te kati i parë këtu se jam edhe administratori i pallatit, thashë çka ndodhur. Shkoj gjej një person aty, i shkreti, lajmëruam policinë dhe erdhëm. Nxorrëm edhe njerëzit, falënderoj zjarrfikësen që i nxori të gjithë nga kati i parë në të fundit. U bë mjegull e tym”, tregon administratori.Disa prej banorëve kanë marrë lëndime të lehta dhe kanë pësuar asfiksi, por pa rrezik për jetën. Administratori thotë se fillimisht u shqetësua se mos kishte ndonjë bombol gazi.“Zjarri nisi që në katin e parë këtu që duket nga shkallët. Një person më thirri, u temba nëherë se mendova mos ka ndonjë bombol gazi. Zjarrfikësja e policia kanë ardhur urgjentisht”, tha Sinani. Share P.J/ReportTv.al Lezhe zjarr Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.3% Veliajn 19.1% Asnjërin 31.5% Vota total: 1504 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

