Lajme Zone
Zjarr në një magazinë në Gjirokastër, rrezikoheshin dy pallate banimi
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në një magazinë në Gjirokastër, rrezikoheshin dy pallate banimi

Një zjarr ka përfshirë një magazinë që përdorej për aktivitetin e lyerjes së automjeteve në Gjirokastër, duke rrezikuar edhe dy pallate banimi që ndodheshin pranë saj.

Një zjarr ka përfshirë një magazinë që përdorej për aktivitetin e lyerjes së automjeteve në Gjirokastër, duke rrezikuar edhe dy pallate banimi që ndodheshin pranë saj.

Ngjarja është regjistruar në orën 23:29, në rrugën pranë Fushës së Vjetër, pas subjektit “Autopasion”, ku Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Gjirokastër është njoftuar për flakët që kishin përfshirë magazinën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku kanë konstatuar se zjarri ishte përhapur në magazinë dhe ekzistonte rreziku që flakët të përfshinin edhe dy pallatet e banimit në afërsi. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan katër automjete zjarrfikëse, një autobot dhe i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës. Forcat ndërhynë për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të krijuar një brez mbrojtës, me qëllim shmangien e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe objekteve të tjera përreth.

Pas një pune intensive dhe ndërhyrjes së koordinuar, zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll situatën, të neutralizojnë rrezikun dhe të shuajnë plotësisht zjarrin. Falë ndërhyrjes në kohë, u parandalua përhapja e flakëve drejt dy pallateve të banimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet gjirokasterpallatezjarr