Lajme Zone
Zjarr në një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për 20 të vdekur! Vazhdojnë kërkimet për persona të zhdukur
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për 20 të vdekur! Vazhdojnë kërkimet për persona të zhdukur

Deri më tani si shkak i zjarrit të rënë në një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për të paktën 20 persona të vdekur, ndërkohë që disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Një zjarr shpërtheu në një kantier ndërtimi në Bruksel të martën, në Kullën Oxy, një kompleks banimi në qendër të qytetit, rinovimi i të cilit përfi së fundmi. Mediat e huaja kanë raportuar se deri më tani 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që autoritetet vendase raportuan se kërkimet po vijojnë. Një numër i papërcaktuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve të projektit, në sheshin qendror “Place de Brouckere”, ku zjarri shpërtheu herët të martën, tha një zëdhënës i inspektoratit të punës në kryeqytetin belg. LEXO EDHE:Bilanci/ Në një muaj e gjysmë, u arrestuan ose u vunë nën hetim 29 piromanë! Policia apel: Mos ndizni zjarre, rrezikoni jetën dhe pronën Ai shtoi se ende nuk është e qartë nëse trupat e gjetur u përkasin të gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur. Brigada e zjarrfikësve bëri të ditur se në çastin e shpërthimit të zjarrit në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë. Ndërkohë Policia dhe autoritetet po hetojnë shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: kantier ndertimi zjarr Bruksel Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 86% Nuk e di 3.3% Vota total: 1691 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?