Lajme Zone
Zjarr në një biznes në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve
Të tjeraABC News Albania

Zjarr në një biznes në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Një zjarr ka rënë në një biznes në afërsi të Liqenit të Viroit në Gjirokastër.

Një zjarr ka rënë në një biznes në afërsi të Liqenit të Viroit në Gjirokastër.

Me mbërritjen e shërbimeve, u konstatua se flakët kishin përfshirë një ambient që përdorej për mbajtjen e kompresorëve të ajrit. Zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi, duke përdorur fikëse me pluhur dhe ujë.

Falë ndërhyrjes në kohë, zjarri u neutralizua pa marrë përmasa të mëdha dhe u shmang përhapja e flakëve në ambientet e tjera të biznesit. Nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit po hetohen nga organet kompetente. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet gjirokasterzjarr