Lajme Zone
Rindërtohet rruga Fier- Mallakastër/ Investimi ndikon për mijëra banorë dhe biznese të zonës
EkonomiABC News Albania

Rindërtohet rruga Fier- Mallakastër/ Investimi ndikon për mijëra banorë dhe biznese të zonës

Me një pamje panoramike të dhjetëra fshatrave kodrinorë nga Patosi në Mallakastër, rruga e vjetër Fier-Ballsh, po rindërtohet.

Me një pamje panoramike të dhjetëra fshatrave kodrinorë nga Patosi në Mallakastër, rruga e vjetër Fier-Ballsh, po rindërtohet.

Rruga ka një gjatësi rreth 50 km dhe lidh mijëra banorë, duke filluar nga zona e quajtur “transport” në Patos, deri në Fratar të Mallakastrës.

Tek kjo rrugë nuk ishte ndërhyrë prej vitesh, 96, ndërsa amortizimi i këtij segmenti kishte krijuar probleme dhe për bizneset e zonës. Me rindërtimin e rrugës, banorët presin rigjallërim ekonomik.

“Ishte si shkretëtirë këtu, tani do të ketë gjallëri shumë. Tani vijnë nga Tirana”, shprehen banorët.

Ky investim i ri pritet të risjell gjallërinë në zonë, duke shtuar dhe vizitorët në Parkun Arkeologjik të Bylisit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet