Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës malin e Pindit, pranë Konicës në Greqi, duke krijuar panik te banorët e zonës. Sipas banorëve, flakët janë afruar deri në rreth 10 metra nga banesat e qytetit. Për shkak të rrezikut, gjatë natës janë evakuuar shtëpitë në pjesën e sipërme të Konicës.
Forcat zjarrfikëse po vijojnë përpjekjet për të vënë zjarrin nën kontroll. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy helikopterë dhe një avion, të cilët po ndërhyjnë nga ajri.
Situata mbetet shqetësuese për shkak të afërsisë së flakëve me zonën e banuar, ndërsa ekipet në terren po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Top Channel

