Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë natës magazinat në ish-NPA-në e Gjirokastrës dhe si pasojë është ndërprerë energjia elektrike në gjysmën e qytetit. Flakët shkrumbuan një prej magazinave, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse bëri të mundur parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt dy pallateve të banimit që ndodheshin pranë objektit.
Si pasojë e ndërhyrjes në kohë, u shmangën dëmet në banesa dhe automjetet e parkuara në zonën përreth.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

