Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Lazarat, në Bashkinë Gjirokastër, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me bar dhe shkurre, duke rrezikuar të përhapeshin drejt banesave. Sipas informacioneve paraprake, zjarri u favorizua nga era e fortë, çka rriti rrezikun e përhapjes së flakëve pranë zonës së banuar. Situata u vu më pas nën kontroll dhe zjarri u shua, duke shmangur dëmtimin e banesave.Lexo edhe:Stuhia vijon, ndalohet çdo dalje në det, paralajmërimi i Kapitenerisë së Sarandës Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë bashkimi i telave elektrikë si pasojë e erës së fortë. Si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe me bar dhe shkurre, ndërsa nuk raportohet për dëme në banesa apo dëme të tjera materiale.
