Një zjarr masiv ka përfshirë një pjesë të kodrinave të Qafë Thanës para pak minutash. Sipas raportimeve, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e djegies së disa gomave në këtë zonë. Ndërkohë, në vendngjarje janë nisur forcat e MZHSH të Pogradecit të cilat po punojnë për të bërë të mundur izolimin e flakëve ndërsa janë kërkuar forca shtesë pasi era favorizon përhapjen e flakëve.
