Lajme Zone
Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë, zjarrfikësit neutralizojnë flakët. Dyshimet e para
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë, zjarrfikësit neutralizojnë flakët. Dyshimet e para

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të marte në një pallat në Sarandë, ku flakët kanë përfshirë një banesë në katin e pestë të godinës, e cila përdorej si lavanderi.

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të marte në një pallat në Sarandë, ku flakët kanë përfshirë një banesë në katin e pestë të godinës, e cila përdorej si lavanderi. Pasi kanë marrë njoftimin për incidentin në qendër të qytetit bregdetar, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje. Sipas raportimeve, ndërhyrja e menjëhershme bëri të mundur neutralizimin e flakëve në kohë, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në hyrjet e tjera të pallatit pesëkatësh. Nga të dhënat paraprake të shërbimit zjarrfikës, dyshohet se shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë një defekt në rrjetin elektrik. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve të sakta të këtij incidenti.