Lajme Zone
Zjarr në katin e pestë të një hoteli në Velipojë, evakuohen pushuesit
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në katin e pestë të një hoteli në Velipojë, evakuohen pushuesit

Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një hoteli në Velipojë, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda godinës.

Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një hoteli në Velipojë, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda godinës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit ndërsa pushuesit janë evakuuar në kohë dhe kanë dalë jashtë godinës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Një automjet zjarrfikës, i cili qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nga Shkodra janë nisur edhe dy mjete të tjera zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen totale të zjarrit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk paraqet rrezik për përhapjen e flakëve.