Lajme Zone
Zjarr në Gramsh, përfshihen nga flakët sipërfaqe të mëdha pyjore
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në Gramsh, përfshihen nga flakët sipërfaqe të mëdha pyjore

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Janç Malit, n...

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Janç Malit, në Njësinë Administrative Tunjë të Gramshit, duke përfshirë një sipërfaqe prej rreth 3.5 hektarësh me pyje.

Situata paraqet vështirësi për ekipet e emergjencës, pasi zona është e thepisur dhe nuk ka rrugë të përshtatshme për kalimin e automjeteve zjarrfikëse. Për këtë arsye, zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor janë detyruar të afrohen në këmbë, në një rrugëtim që zgjat rreth një orë.

Në operacion janë angazhuar 8 zjarrfikës dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor. Duke qenë se mjetet nuk mund të afrohen pranë vatrës, ndërhyrja po realizohet me mjete të tjera, ndërsa po përdoret edhe teknika e kundërzjarrit për të kufizuar avancimin e flakëve.

Për momentin, përpjekjet janë përqendruar në izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në pjesë të tjera të masivit pyjor./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.