Lajme Zone
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, vatra aktivizohet pranë një pusi nafte dhe nënstacionit elektrik
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, vatra aktivizohet pranë një pusi nafte dhe nënstacionit elektrik

Një vatër zjarri është shfaqur pak minuta më parë në fshatin Drenovë të Mallakastrës.

Një vatër zjarri është shfaqur pak minuta më parë në fshatin Drenovë të Mallakastrës. Zjarri është aktivizuar pranë një pusi nafte dhe në afërsi të nënstacionit elektrik, duke përbërë rrezik për përhapjen e flakëve në zonën përreth, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Forcat në terren po punojnë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të shmangur përhapjen e flakëve drejt pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik. Top Channel