Lajme Zone
Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, flakët përhapen pranë qendrës së fshatit, alarmohen banorët,
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, flakët përhapen pranë qendrës së fshatit, alarmohen banorët,

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë, në bashkinë Mallakastër.

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë, në bashkinë Mallakastër. Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë rënë pranë qendrës së fshatit, duke shkaktuar alarm te banorët.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në një sipërfaqe më të gjerë.

Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Top Channel