Lajme Zone
Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët përfshijnë sipërfaqe me pisha, ullishte dhe shkurre
Të tjeraABC News Albania

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët përfshijnë sipërfaqe me pisha, ullishte dhe shkurre

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në zonën e Çërrilës, në Mallakastër.

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në zonën e Çërrilës, në Mallakastër.

Zjarri ka përfshirë një zonë pyjore, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për neutralizimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës, efektivë të Policisë si dhe banorë të zonës, të cilët janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen dhe izolimin e zjarrit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer, i cili vështirëson lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe punën e forcave në terren.

Zjarri ndodhet larg zonës së banuar dhe deri në këto momente nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë ndaj banesave.

Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk dihet./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet mallakasterzjarr