Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet problematike, ndërsa ekipet zjarrfikëse të Fierit vijojnë prej orësh betejën me flakët në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat. Shërbimet e emergjencës po punojnë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera të pyllit, ndërsa era e fortë vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijon monitorimi i situatës në zonën e Semanit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
