Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në territorin e bashkisë Vau Dejës duke rrezikuar disa banesa aty afër. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur liqeni i Vau Dejësit. Zjarrfikësit e Vau Dejësit ndodhen atje në “luftë” me flakët për shuarjen e tyre ndërsa kanë mbërritur në ndihmë edhe zjarrfikëse dhe efektivë nga Shkodra. Po ashtu për shkak të situatës së rrezikshme është kërkuar ndihmë edhe nga bashki të tjera kufitare. Situata është serioze dhe zjarrfikësit bashkë me banorë të zonës po mhen që të bëjnë shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll por ndërhyrja mbetet e vështirë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

