Lajme Zone
Zjarr masiv në orët e para të mëngjesit në hyrje të Ksamilit, flakët mbërrijnë deri pranë një resorti (Video)
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr masiv në orët e para të mëngjesit në hyrje të Ksamilit, flakët mbërrijnë deri pranë një resorti (Video)

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne një zonë kodrinore në hyrje të Ksamilit, duke mobilizuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne një zonë kodrinore në hyrje të Ksamilit, duke mobilizuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë rreth orës 04:50 pranë një resorti në zonë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë nisur punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Falë ndërhyrjes së tyre, zjarri është vënë nën kontroll, megjithatë era e fortë që fryn në zonë po pengon shuarjen e plotë të vatrave, duke e bërë më të vështirë punën e zjarrfikësve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në objekte. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet pritet të kryejnë verifikimet përkatëse pasi flakët të neutralizohen plotësisht. Video Player Up/Down Arrow keys to increase or decrease volume. Top Channel