Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr masiv në një magazinë me bar të thatë në Cërrik


Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe magazinë të mbushur me bar të thatë në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.

Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe magazinë të mbushur me bar të thatë në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik. Intensiteti i flakëve ka bërë të nevojshëm mobilizimin e forcave zjarrfikëse nga Cërriku, Elbasani, Gramshi dhe Belshi, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në gjënë e gjallë. Operacioni vijon, ndërsa forcat në terren po përpiqen të vënë nën kontroll situatën dhe të shmangin përhapjen e flakëve në zonat përreth. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: cerrik zjarr