Lajme Zone
Zjarr i përmasave të mëdha përfshin zonën e Llamanit në Himarë, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin zonën e Llamanit në Himarë, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe shkurre në zonën e Llamanit në Himarë. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke rrezikuar të përfshijnë një sipërfaqe edhe më të madhe toke.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe shkurre në zonën e Llamanit në Himarë. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke rrezikuar të përfshijnë një sipërfaqe edhe më të madhe toke. Në vendngjarje ndodhen pesë mjete të forcave zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Në operacion janë angazhuar edhe efektivë të shërbimeve të emergjencës, të cilët po monitorojnë zhvillimin e situatës dhe po ndërhyjnë në pikat më problematike. Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të rrezikuara, ndërsa puna e zjarrfikësve vijon pa ndërprerje për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.