Lajme Zone
Zjarr i madh në Belsh, flakët përhapen pranë banesave dhe ullishteve
KulturëEuronews Albania

Zjarr i madh në Belsh, flakët përhapen pranë banesave dhe ullishteve

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje zonën pranë fshatrave Seferan dhe Merhojë, në Bashkinë Belsh.

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje zonën pranë fshatrave Seferan dhe Merhojë, në Bashkinë Belsh. Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë ullishte, shkurre, bimësi dhe parcela bujqësore. Zjarri vijon të përhapet në disa drejtime, ndërsa në rrezik janë edhe sipërfaqe të tjera me ullinj dhe disa banesa pranë zonës së përfshirë nga flakët. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe frenimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave.