Lajme Zone
Zjarr i madh gjatë natës në kodrat e Xhyherinës në Vlorë, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr i madh gjatë natës në kodrat e Xhyherinës në Vlorë, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme kodrat e fshatit Xhyherinë në Vlorë.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme kodrat e fshatit Xhyherinë në Vlorë. Sipas raportimeve, për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi. Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës, duke e bërë të vështirë aksesin në zonën e përfshirë nga zjarri. Ndërkohë, situata vijon të monitorohet, ndërsa mbetet shqetësim përhapja e mëtejshme e flakëve, e favorizuar nga era.