Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në zonën ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.
Zjarri është i ndarë në dy vatra aktive, me një perimetër të përgjithshëm rreth 4 km. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur e bëjnë ndërhyrjen dhe afrimin e mjeteve zjarrfikëse tepër të vështirë.
Në të njëjtën zonë janë evidentuar edhe para një jave tre vatra zjarri.
I gjithë shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër ndodhet në vendngjarje, duke ndërhyrë dhe monitoruar situatën në vazhdimësi. Për përballimin e situatës dhe forcimin e operacionit, priten forca shtesë zjarrfikëse, zjarrfikës vullnetarë dhe Forcat e Armatosura, të cilat do të angazhohen në ndihmë të operacionit për vënien nën kontroll të zjarrit.
Situata vijon të jetë e vështirë dhe dinamike, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur fshatrat e rrezikuara. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

