Lajme Zone
Zhgënjimi i Partizanit, në krizë rezultatesh dhe pa stadium
SportCNA

Zhgënjimi i Partizanit, në krizë rezultatesh dhe pa stadium

Stadiumi “Arena e Demave” kërkon ende kohë për të qenë i gatshëm, duke bërë që plani fillestar për hapjen në muajin tetor të mos realizohet. Kjo vonesë ka detyruar Partizanin t'i luajë ndeshjet e shtëpisë si transferta, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e këtij sezoni. Në tetë javët e para të Kategorisë Superiore, të kuqtë kanë zhvilluar pesë sfida si klub pritës, duke grumbulluar vetëm 1 p

Stadiumi “Arena e Demave” kërkon ende kohë për të qenë i gatshëm, duke bërë që plani fillestar për hapjen në muajin tetor të mos realizohet.

Kjo vonesë ka detyruar Partizanin t'i luajë ndeshjet e shtëpisë si transferta, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e këtij sezoni. Në tetë javët e para të Kategorisë Superiore, të kuqtë kanë zhvilluar pesë sfida si klub pritës, duke grumbulluar vetëm 1 pikë.

Ekipi ka regjistruar katër humbje radhazi brenda, duke u detyruar të presë kundërshtarët në stadiumin e Vorës, në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë dhe në “Air Albania”. Gjatë këtyre pesë përballjeve në shtëpi, Partizani ka shënuar 4 gola dhe ka pësuar 11 të tjerë. Ndeshjet e luajtura përfshijnë barazimin 0-0 me Teutën, si dhe humbjet 1-2 me Laçin, 2-4 me Dinamon, 1-3 me Tiranën dhe 0-2 përballë Skënderbeut.

Grumbullimi i vetëm 4 pikëve në total gjatë 8 javëve shënon rekordin më negativ në historinë e klubit në kampionat. Për pasojë, skuadra renditet aktualisht në vendin e fundit të klasifikimit, duke shënuar dështimin më të madh deri në këtë fazë të sezonit. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.