Lajme Zone
Ceremonia “Topi i Artë”/ Nuk kishte dyshime, Yamal merr çmimin e parë të mbrëmjes
SportCNA

Ceremonia “Topi i Artë”/ Nuk kishte dyshime, Yamal merr çmimin e parë të mbrëmjes

Analisti Andi Bushati tha sot se nuk gjen asnjë element se...

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është kurorëzuar me çmimin prestigjioz si "Talenti i Vitit" gjatë ceremonisë së Topit të Artë. Ky ishte çmimi i parë i mbrëmjes. Ky çmim i rëndësishëm i dorëzohet futbollistit të ri më të mirë në botë nën moshën 21 vjeç.

Vlerësimi individual vë në pah talentet më premtuese që kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në skenën e madhe ndërkombëtare. Yamal ka dominuar garën falë paraqitjeve fantastike me klubin katalanas dhe përfaqësuesen e vendit të tij.

Me marrjen e këtij çmimi, talenti i Barcelonës konfirmon statusin e tij si një nga emrat më të ndritur të së ardhmes në futboll. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.