Ish-prokurori Eugen Beçi analizoi urdhrin e dërguar komisariateve të Tiranës dhe Krujës përmes një shkresë urgjente lidhur me veprimet policore ndaj të miturve në protestë.
Beçi deklaroi në emisionin “Now” se se urdhri ka mangësi ligjore dhe proceduriale, ndërsa shtoi se është plotësisht jashtë realitetit pasi nuk ka reflektuar masat konkrete. “Për atë urdhër që ka nxjerrë Policia e Shtetit, është e mangët dhe totalisht jashtë realitetit. Kjo edhe për vetë faktin e thjeshtë, se ndërsa ti nxjerr dhe evidenton problematikat gjatë protestës, duhet të nxjerrësh edhe masat konkrete që ke marrë. Duhet të shpjegosh të paktën në atë qarkore. Policia në këto rastë është njësoj si zinxhiri komandues. Dhe e dyta dhe më kryesorja, është abuzim total që përdoret sistemi MEMEX ose TIMS për të dhënat e personave që janë në protestë”,-tha Beçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

