Milani ka pësuar humbjen e parë sezonale. Ekipi i Ruben Amorim zhgënjeu shtëpi në ndeshjen e parë të Ligës së Europës.
Kuqezinjtë u mposhtën në stadiumin "San Siro" nga Benfica me rezultatin e pastër 0-2. Sulmuesi Lukebakio kaloi në avantazh skuadrën portugeze që në minutën e 16-të të takimit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, ndërsa në të 53-tën Kaminski dyfishoi shifrat.
Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Amorim nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Kjo ishte humbja e parë për trajnerin portugez në krye të stoli kuqezi.
Për ironi të fatit, kjo disfatë e parë erdhi pikërisht përballë një skuadre nga vendlindja e tij.
Në sfidën e radhës të këtij kompeticioni, Milani do të luajë në transfertë kundër Salzburgut. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

