Lajme Zone
Barcelona është e frikshme! Fiton me 7 gola, shënon ish-lojtari i Partizanit
SportCNA

Barcelona është e frikshme! Fiton me 7 gola, shënon ish-lojtari i Partizanit

Barcelona e Hansi Flick vazhdon ecurinë perfekte në këtë fillim sezoni me një fitore të madhe. Katalanasit shkatërruan Racing Santander me shifrat e thella 7-2 në kuadër të javës së 6-të në La Liga. Me këtë rezultat, ekipi i Flick mban pikët e plota pas gjashtë ndeshjeve dhe me një golavarazh mbresëlënës prej +22. Në këtë festë golash spikati Raphinha me një tregolësh, i ndjekur nga dopieta e Joao

Barcelona e Hansi Flick vazhdon ecurinë perfekte në këtë fillim sezoni me një fitore të madhe.

Katalanasit shkatërruan Racing Santander me shifrat e thella 7-2 në kuadër të javës së 6-të në La Liga.

Me këtë rezultat, ekipi i Flick mban pikët e plota pas gjashtë ndeshjeve dhe me një golavarazh mbresëlënës prej +22.

Në këtë festë golash spikati Raphinha me një tregolësh, i ndjekur nga dopieta e Joao Cancelos. Emri në listën e realizuesve e shënuan edhe Gabriel Jesus me Lamine Yamal.

Për miqtë, goli i shënuar nga ish-mesfushori i Partizanit, Gueye Maguette, shërbeu vetëm për statistika.

Pas kësaj fitoreje spektakolare, Barcelona do të luajë në transfertë ndaj Sevillas, ndërsa Santander viziton Celta Vigon. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.