Lajme Zone
Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

Ai u prangos te Kodra e Diellit në Tiranë, teksa po lëvizte me automjet.

Ergys dhe Eno Agasi Qindra shishe të rralla u zhdukën vetëm pak orë pasi ishin inventarizuar gjatë kontrolleve në pronën e Ergys Agasit. Eno Agasi dyshohet se largoi verërat dhe serverin e kamerave të sigurisë... Arrestohet Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit, i shpallur në kërkim prej muajsh për një prej episodeve më të pazakonta të zbuluara gjatë hetimeve të dosjes së AKSHI-t: zhdukjen brenda pak orësh të një koleksioni me qindra shishe vere të rralla, me vlerë të përllogaritur në mbi 1.3 milionë euro.

Ai u prangos te Kodra e Diellit në Tiranë, teksa po lëvizte me automjet. Ndaj Eno Agasit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, ndërsa hetimet për të përfunduan nga Prokuroria e Tiranës në SPAK, ku dosja e verërave u lidh me procedimin më të gjerë që përfshin kushëririn e tij, Ergys Agasi.

Historia nisi në dhjetor të vitit 2025, gjatë kontrolleve të zhvilluara nga hetuesit e BKH-së në një vilë të lidhur me Ergys Agasin, në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t.

Brenda pronës hetuesit gjetën një koleksion të jashtëzakonshëm verërash të vjetra dhe të kushtueshme. Shishet nuk rezultonin të pajisura me pullat përkatëse fiskale dhe për këtë arsye BKH njoftoi strukturat doganore për kryerjen e procedurave.

Doganat inventarizuan koleksionin për disa orë. Për shkak të sasisë dhe pamundësisë për ta transportuar menjëherë gjatë natës, vera mbeti përkohësisht në ambientet ku ishte gjetur.

Por kur strukturat doganore u kthyen për ta marrë, koleksioni nuk ishte më aty.

Dyshimet e hetuesve u drejtuan pikërisht te Eno Agasi, të cilit i ishte lënë në ruajtje malli. Sipas materialeve të raportuara nga mediat në atë kohë, ai dyshohet se gjatë natës largoi shishet e verës dhe më pas hoqi edhe serverin e kamerave të sigurisë, duke eliminuar kështu pamjet që mund të tregonin lëvizjet e kryera në objekt.

Vlera e koleksionit e bëri episodin edhe më të rëndë. Të dhënat e publikuara gjatë hetimit kanë ndryshuar sipas fazës së vlerësimit, por në mars u raportua se bëhej fjalë për rreth 600 shishe dhe një vlerë mbi 1.3 milionë euro.

Mes tyre raportohej se kishte shishe tepër të rralla, çmimi i të cilave arrinte në dhjetëra mijëra euro. CV-ja e zezë e Ergys Agasit/ Nga “koordinator i krimit” te 7 akuzat e SPAK, pengmarrja dhe vera 1.4 milionë euro

26 Gusht, 22:03 Por nuk ishin vetëm verërat që mungonin.

Nga verifikimet rezultoi se nga objekti ishte larguar edhe serveri i kamerave të sigurisë, i cili mund të përmbante pamjet e personave dhe mjeteve që kishin hyrë e dalë gjatë kohës kur koleksioni u zhduk.

Hetuesit ngritën dyshime se pas largimit të verërave dhe serverit qëndronte Eno Agasi. Pikërisht ky episod solli caktimin ndaj tij të masës së sigurisë “arrest në burg” dhe shpalljen në kërkim.

Çështja mori më pas një tjetër drejtim. Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën dhe më 2 mars 2026 aktet iu kaluan SPAK-ut, për t'u bashkuar me procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Hetimi për zhdukjen e një prove materiale të sekuestruar hapi njëkohësisht pikëpyetje mbi mënyrën se si ishte garantuar ruajtja e saj.

SPAK dhe BKH nisën verifikime për veprimet dhe mosveprimet e personave që kishin përgjegjësi për objektin dhe mallrat e inventarizuara. Në hetim u administruan procesverbalet e sekuestrimit, dokumentacioni për verërat, materialet filmike të disponueshme dhe të dhënat mbi personat që kishin pasur akses në ambient. Arrestimi i tij vjen 3 javë pas kapjes së Ergys Agasit. eno agasi vera Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Plagosja në Durrës, policia identifikon autorin e dyshuar 16 Shtator 2026, 18:5318:53Kronike Të shtëna me armë në Durrës, dyshohet për një person të plagosur 16 Shtator 2026, 18:0218:02Kronike 41 kg kokainë në Durrës, fijet të çojnë në Belgjikë/ Kush është shqiptari që lidhte grupet me Amerikën Latine? 16 Shtator 2026, 18:0018:00Kronike Kthyen lokalin në “pikë” droge, arrestohen 3 persona në Elbasan 16 Shtator 2026, 16:4216:42Kronike U kap me 18 kg drogë, arrestohet trafikanti shqiptar në Vjenë 16 Shtator 2026, 08:2708:27Kronike Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, 3 persona të plagosur 15 Shtator 2026, 17:3117:31Kronike