Lajme Zone
Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Durrës-Tiranë gjatë natës më 6 dhe 7 gusht! Trafiku devijohet në Thumanë-Kashar dhe akset dytësore (FOTOT)
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Durrës-Tiranë gjatë natës më 6 dhe 7 gusht! Trafiku devijohet në Thumanë-Kashar dhe akset dytësore (FOTOT)

Qarkullimi në aksin Durrës-Tiranë do të bllokohet gjatë natës së 6 dhe 7 gushtit, nga ora 00:00 deri në 04:30. Ndërkohë, lëvizjet në aksin Tiranë-Durrës do të vijojnë normalisht.

Qarkullimi në aksin Durrës-Tiranë do të bllokohet më 6 dhe 7 gusht, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri të Kasharit, pjesë e punimeve për zgjerimin e autostradës. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), bllokimi do të jetë në intervalin kohor 00:00-04:30, kohë gjatë së cilës do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit. Gjatë këtij orari do të bllokohen dy korsitë e aksit në drejtimin Durrës-Tiranë, ndërsa lëvizjet në aksin Tiranë-Durrës do të vijojnë normalisht. Gjatë këtij intervali, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet në rampat e autostradës Thumanë-Kashar. LEXO EDHE:Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera Mjetet me destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa automjetet me destinacion Tiranën do të orientohen me sinjalistikën e përkohshme në rrugën dytësore duke u rikthyer në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit. “Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”, apelon ARRSH. Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: autostrada tirane-durres ARRSH Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 59.7% Nuk e di 5.5% Vota total: 859 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?